Britania mbyllë të gjitha shkollat nga e premtja

Sekretari i Arsimit, tha sot në Parlament se klasat në Angli do të mbyllen nga dita e premte deri në njoftimin e ardhshëm për të gjithë nxënësit, përveç fëmijëve të punëtorëve të sektorit publik dhe atyre që janë më të prekur.

Ky vendim vjen pasi qeveritë rajonale të Skocisë dhe Uellsit njoftuan se do të bënin të njëjtën gjë nga e premtja.

Irlanda Veriore njoftoi se ka mbyllur të gjitha shkollat e saj me efekt të menjëhershëm.

Mbretëria e Bashkuar është duke ndjekur hapat e disa vendeve të tjera evropiane përfshirë Italinë, Danimarkën dhe Irlandën, raporton metro, transmeton lajmi.net.

Gjatë një konference, kryeministri Boris Johnson tha se shkollat nuk do të mbyllen për fëmijët e punonjësve të sektorit publik, siç janë oficerët e policisë për të siguruar që prindërit e tyre janë ende në gjendje të shkojnë në punë.

Kryeministri Boris Johnson kishte qenë nën një presion të madh për të mbajtur mësuesit dhe nxënësit në shtëpi, por më parë i kishte rezistuar idesë në bazë të faktit se fëmijët nuk janë aq të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.