Qeveria britanike hodhi poshtë sot pretendimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se udhëheqësit evropianë po shpenzojnë shumë kohë duke diskutuar luftën në Ukrainë pa rezultate konkrete.
“Ne i hedhim poshtë deklaratat e Trumpit”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik, Keir Starmer.
Starmer ka kundërshtuar interpretimin e Trump për bisedimet e paqes, të cilat kanë hyrë në një fazë vendimtare pothuajse katër vjet pas fillimit të pushtimit rus.
Trump tha në një intervistë për Politico dje se udhëheqësit evropianë po “flasin shumë” për konfliktin, por nuk po kontribuojnë në përfundimin e tij.
Megjithatë, ai konfirmoi se mbështetja britanike për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën mbetet e fortë dhe përshëndeti “përpjekjet e rëndësishme të SHBA-së për të sjellë paqe në Ukrainë, të cilën askush nuk e dëshiron më shumë se Presidenti Zelensky”. Zëdhënësi gjithashtu hodhi poshtë përshkrimin e Trump për Evropën si një kontinent “të dështuar” të udhëhequr nga njerëz “të dobët”. /Klankosova.tv




