Britania i merr afganët e parë nga Kosova (VIDEO)

117 afganë u larguan sot nga Kosova për në Britani të Madhe.

Sipas zëvendës ambasadorit të Britanisë në Prishtinë, Jacob Weber, refugjatët afganë kanë kaluar nëpër një situatë të vështirë.

Weber tutje është shprehur falënderues ndaj Kosovës për strehimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Ndërsa shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, thotë se janë të kënaqur për bashkëpunimin e Kosovës me institucionet ndërkombëtare në realizimin e një operacioni të tillë humanitar.

Në anën tjetër, zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ferdinand Nikolla, njofton se në Kosovë aktualisht janë të strehuar edhe 891 qytetarë afganë në kampin Bondsteel dhe kampin Bechtel-Enka.

Kronikë nga Gresa Nitaj