Pas 47 viteve, Britania e Madhe zyrtarisht është shkëputur nga Bashkimi Evropian.
Nata e mbrëmshme rreth orës 23:00 sipas kohës britanike, ka shënuar largimin e Britanisë së Madhe nga familja evropiane ku qëndroi për 47 vite.
Ndarja është pritur me organizime të veçantë në Londër, ku dhjetëra-mijëra përkrahës të Brexit-it kanë dal në sheshe dhe në Qendrën e Londrës, për të festuar momentet e para të ndarjes nga Brukseli.
Britanikët i thanë po ndarjes nga Bashkimi Evropian gjatë një referendumi që ishte mbajtur në vitin 2017.
Bashkimi Evropian nga sot do të ketë 27 shtete, pa Britaninë e Madhe, njërin nga shtetet më të fuqishme evropiane.
Pas largimit të Britanisë nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.
Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor.