Testimi në njerëz i një vaksine të mundshme kundër koronavirusit, në Britaninë e Madhe do të fillojë të enjten.
Kështu ka bërë të ditur sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock.
Siç shkruan The Independent, vaksina e cila llogaritet si potenciale në luftimin e Covid-19, u zhvillua në Universitetin e Oksfordit.
Hancock thotë se qeveria do të japë 20 milionë funta për ekipin e Oksfordit për të financuar provat e tyre klinike.