Brikenda rrëfen vështirësitë në jetë: Kam vuajtur nga tuberkulozi dhe kriza e epilepsisë

Brikenda Karricaj është njëra nga banoret e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 që ka shpalosur disa detaje nga jeta e saj.

Ajo kishte rrëfyer për punën në të kaluarën, duke treguar se ka mbajtur tri orare për shkak të financave.

E njëjta së fundmi ka treguar një tjetër storie nga jeta e saj, gjersa po bashkëbisedonte me konkurrentët e tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja nga Gjakova ka zbuluar se në fëmijërinë e saj është ndeshur me dy sëmundje – tuberkulozin dhe krizën e epilepsisë.

“Kur kam qenë e vogël bashkë me nënën kemi qenë të infektuara me tuberkulozë”, nis fillimisht rrëfimi i saj.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam qenë shumë e hollë dhe për atë arsye kam qenë e bullizuar. Pastaj pas dy vjetësh kam pasur krize epilepsie dhe kam përdorur terapi gjashtë vjet”, ka thënë ajo mes tjerash.

Brikenda ndryshe për këto pak ditë në BBVK është treguar e sinqertë dhe po pëlqehet për karakterin e saj.