Breshëri shkatërron dy fshatra në jug të Serbisë

Shi dhe breshër ka përfshirë dy fshatra në Serbinë Jugperëndimore duke shkaktuar dëme të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Bëhet fjalë për fshatra afër qytezës Sjenica të Sanxhakut, ku kokrrat e breshërit kanë qenë aq të mëdha, saqë kanë thyer edhe dritaret e veturave dhe tjegullat e shtëpive.
“Ishte tmerr. Nuk mbajmë mend reshje të këtilla të breshërit”, kanë thënë banorët e ketyre fshatrave. Breshëri poashtu ka dëmtuat edhe kulturat e mbjellura bujqësore.