Breshër i madh në Itali, thyhen xhamat e qindra veturave në autostradë (Video)

Moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali të hënën.

Në pak minuta, breshri ka thyer xhamat e qindra makinave.

Në pamjet e publikuara në internet, të cilat janë filmuar në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me qindra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer.

Qarkullimi është bllokuar, ndërsa dëmi është kolosal.