Brengosje në BDI: “Ahmeti do na i humbë zgjedhjet duke përdorë fjalorin e Artan Grubit”

Stili i paraqitjeve të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti po shkakton brengosje edhe brenda vetë strukturave të partisë së tij. Burime partiake kanë thënë se Ahmeti në vend se të distancohet nga Artan Grubi, gjithnjë e më tepër po “zhytet” në ndikimin e tij, e kjo po vërehet edhe në “fjalorin që po e përdor nëpër tubime. “Fjalori i përdorur mbrëmë në Saraj nga Ahmeti në stilin ‘halla madhe, nëna madhe’, po e çon BDI-në drejt humbjes së sigurt. Ky është stil i Artan Grubit dhe Bujar Osmanit. Ne si shokë dhe bashkëpartiakë ia kemi tërhequr vërejtjen që të distancohet prej tyre, sepse fjalori i Grubit e Osmanit na shkaktoi shumë dëm në zgjedhjet e 2016tës, tash do na fundosë përfundimisht. Nuk po mundemi të dalim as ne kafene e lokale, gjithë njerzit po na tallin me nofkën ‘nëna e madhe’ dhe me gabimet tjera që po i bën udhëheqesia partiake”, kanë thënë burime brenda BDI-së.
Ndryshe paraqitja e mbrëmshme e Ali Ahmetit në Saraj, transmetuar nga Lajm Tv, është bë temë kryesore për gallatë e hajgare.