Brendi origjinal “CRYSTAL” për cigare elektronike së shpejti do të shfaqet në tregun maqedonas

Së shpejti në tregun maqedonas do të mbërrijë produkti më i shitur dhe i certifikuar evropian i cigareve elektronike “CRYSTAL” i kompanisë ndërkombëtare “Evapify” me seli në Varshavë të Polonisë.  Është një cigare elektronike, e njeperdorimshme , që përmban e-liquid, me shije të ndryshme inovative dhe pajisje të dizajnuara me stil.

Këto produkte janë përhapur në mënyrë të shpejte në të gjitha tregjet evropiane, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku qeveria po shtyn cigaret elektronike, pra  vaping -un, si një alternativë më të sigurt ndaj nikotinës ne krahasim me cigaret tradicionale.

Marka ekskluzivisht importohet nga dega-perfaqesia zyrtare e kompanisë polake në Maqedoni, “Evapifaj DOOEL Shkup”, e cila do të ofrojë produkte me dhe pa nikotinë.

Është e rëndësishme të theksohet se produktet “CRYSTAL” kanë pushtuar rajonin menjëherë dhe janë tashmë të disponueshme si një markë lider në vendet fqinje: Kroaci, Serbi, Bullgari, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe 10+ vende të tjera në Evropë. , siç janë Polonia, Letonia, Zvicra, Portugalia, Spanja, Sllovakia e të tjera.

Distributor i vetëm i autorizuar për cigare elektronike nga marka origjinale “CRYSTAL” për shumicën e vendeve evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut, është kompania “Evapifaj”. Marka është në përputhje me TPD (Direktiva për Produktet e Duhanit), që do të thotë se ajo i plotëson standardet evropiane dhe është në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe Maqedonisë. Pajtueshmëria me TPD-në është veçanërisht e rëndësishme, pasi vendet e tjera kanë parë një fluks produktesh të ngjashme, të pacertifikuara që duken qe jane njësoj si Crystal, por jane kopje dhe nuk kanë shije osenuk janë aq të sigurta sa marka origjinale.

Produktet origjinale dhe të licencuara të kompanisë “Evapifaj” dhe liderit të markës “Crystal” ende nuk janë të disponueshme në tregun maqedonas.

Përfaqësia e kompanisë në Shkup, “Evapifaj DOOEL Shkup”, po ashtu informon se për shkak të ndjeshmërisë së produkteve, klientët duhet të kenë kujdes gjatë blerjes dhe konsumimit të vaping produkteve . Për t’u importuar ligjërisht në Maqedoni, produktet duhet të jenë në gjuhën vendase, të kenë informacione për importuesin dhe prodhuesin, të kenë deri në 600 tymosje (2 ml) dhe të jenë në përputhje me TPD. Të gjitha produktet e tjera, përveç markës origjinale, nuk rekomandohen dhe duhet të raportohen tek autoritetet, për sigurinë personale dhe të përgjithshme

“Evapifaj DOOEL Shkup” me padurim pret të fillojë t’i shërbejë tregut maqedonas dhe menjëherë do të rishikojë  opcionet per produkte të tjera inovative që janë duke u zhvilluar me shpejtësi në industrinë e vaping në tregjet e BE-së, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, me synimin për të sjellë të gjitha markat, dhe modelet e reja dhe  produktet në tregun maqedonas.

Brendi origjinal “CRYSTAL” për cigare elektronike së shpejti
do të shfaqet në tregun maqedonas