Brenda 24 orëve regjistrohen 8.429 mërgimtarë, numri i përgjithshëm shkon në 130.009

Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 130.009, transmeton Alsat. Nga ky institucion njoftojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8429 mërgimtarë.
Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.

Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin jashtë vendit.

Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk