Brenda 24 orëve policia shqiptoi 90 dënime në territorin e Shkupit

Gjithsej 90 masa janë shqiptuar dje në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion, mes të cilave për tejkalim të shpejtësisë – 18 sanksione, nëntë masa për vozitje pa patentë shoferi, 20 sanksione për kundërvajtje që i bëjnë motoçiklistët.

Nga MPB informuan se janë shqiptuar katër masa për shoferë fillestarë, shtatë sanksione për automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjistruara, një masë për kalim në dritë të kuqe, dy masa për mosmbajtjen e rripit të sigurisë…