Brenda 24 orëve gjashtë persona u privuan nga liria për drejtim të pakujdesshëm, shkaku i alkoolit dhe shpejtësisë, një person shkaktoi edhe një aksident rrugor

Më 10.01.2026 në orën 10:13, nëpunës policorë nga SPB Tetovë në bulevardin “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë e privuan nga liria S.Z. (36) nga fshati Bërvenicë. Gjatë ndërmarrjes së masave pas një aksidenti të mëparshëm rrugor, në të cilin mori pjesë S.Z. me një automjet pasagjerësh “BMV” me targa të Tetovës, u konstatua se S.Z. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.11 promilë alkool në gjak.
Më 10.01.2026 në orën 21:18, nëpunës policorë të SPB Manastir në rrugën magjistrale Resnjë-Ohër, më saktësisht në vendin e quajtur “Nova Benzinska” e privuan nga liria S.B. (62) nga f. Jankovec, rrethina e Resnjës. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Resnjës, të drejtuar nga S.B., dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.56 promilë alkool në gjak.
Më 11.01.2026 në orën 00:20, nëpunës policorë nga SPB Strumicë në bulevardin “Gjevgelia” në Gjevgjeli e privuan nga liria K.G. (46) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë e ndaluan një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Gjevgjelisë, të drejtuar nga K.G., dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.19 promilë alkool në gjak.
Më 10.01.2026 në orën 23:00, nëpunës policorë nga SPB Veles në kryqëzimin e rrugëve “Hristo Botev” dhe “Aco Axhi Ilov” në Negotinë e privuan nga liria M.S. (63) nga Negotina. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit poliocrë ndaluan një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Negotinës, të cilin e drejtonte M.S. dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.15 promilë alkool në gjak.
Më 11.01.2026 në orën 02:35, nëpunës policorë nga SPB Veles në bulevardin “Marshall Tito” në Negotinë e privuan nga liria B.V. (41) nga fshati Pepelishtë, rrethina e Negotinës. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Ford” me targa të Negotinës, të drejtuar nga B.V. dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.87 promilë alkool në gjak.
Më 10.01.2026 në orën 16:50, nëpunës policorë nga SPB Veles në rrugën rajonale Shtip-Veles, në kryqëzimin -Mamuçevo, e privuan nga liria A.A. (30) nga Vinica. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor me radar, nëpunësit policorë konstatuan se e drejtonte automjetin e udhëtarëve “Polo” me targa të Vinicës me shpejtësi prej 121 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 50 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të drejtojnë automjetet me përgjegjësi dhe me ndërgjegje, pa ndikimin e alkoolit dhe me një shpejtësi të përshtatshme sipas kushteve përkatëse rrugore. Duke mosrespektuar rregullat e komunikacionit rrezikohet në mënyrë të drejtpërdejtë jeta personale, siguria e udhëtarëve dhe jeta e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Duke vepruar me përgjegjësi dhe duke respektuar rregulloret, ne kontribuojmë së bashku në rritjen e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.