Carlo Ancelotti ka një afat për t’u bërë trajneri i ardhshëm brazilian. Ednaldo Rodrigues, president i CBF, duke aluduar indirekt për italianin, theksoi këtë datë dhe gjithashtu se ky është “plani A”.
Italiani ka afat deri më 25 maj, sipas raportimeve nga Brazili, për të vendosur nëse do të marrë drejtimin e kombëtares, transmeton lajmi.net.
Do të ishte pas finales së Kupës dhe gjithashtu pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, duke ditur nëse janë në finale apo kanë humbur ndaj Cityt.
Plani B është tashmë gati në rast se Ancelotti dështon dhe ka tre emra: Fernando Diniz, Abel Ferreira ose Jorge Jesus.




