Brazhe: Maqedonia e Veriut nga një konsumator i sigurisë u bë kontribuues i sigurisë për më pak se 20 vjet

Maqedonia e Veriut nga konsumator i sigurisë u shndërrua në kontribuues të sigurisë për më pak se 20 vite. Kjo është arritja më e madhe edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Aleancën Veriatlantike, ka deklaruar Baiba Brazhe, ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike në intervistën për Europe Western Balkans.

“Qasja e Maqedonisë së Veriut në NATO është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë dhe të fuqishëm- me vendosmëri dhe përkushtim të reformave të autoriteteve në Maqedoninë e Veriut e cila ka sjellë deri në forcimin e sigurisë së vendit. Kryeministri i rizgjedhur Zoran Zaev ka qenë në selinë e NATO-s. Ajo ka qenë mundësi e rëndësishme që të shënohet arritja historike e vendit. Maqedonia e Veriut i është bashkëngjitur si shtet sovran Aleancës së fuqishme me karrige në tryezën tonë dhe me zë të barabartë në sjelljen e vendimeve”, ka thënë Brazhe.

Ka shtuar se Maqedonia e Veriut si anëtare e plotfuqishme vazhdon të kontribuojë në përpjekjet bashkëpunuese të sigurisë në shumë vatra të ndryshme ushtarake. Shton se ka ushtarë që shërbejnë në Afganistan në kuadër të misionit të NATO-s “Mbështetje vendimtare”, të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat e Afganistanit. Poashtu merr pjesë në përpjekjet kolektive që të mbështes qëndrueshmërinë e tyre financiare ashtu që kontribuon në fondin e NATO-s për ushtrinë e Afganistanit. Më parë poashtu është bashkëngjitur edhe në misionin paqeruajtës edhe në Kosovë.

“Menjëherë pas pranimit, Maqedonia e Veriut mund të përjetonte atë që do të thotë të jesh pjesë e NATO-s duke u bërë një nga aleatët të cilës i nevojitej mbështetje nga Kovid-19 e cila goditi vendin. Pandemia globale tregoi qartë se në kohëra të këtilla, miqtë dhe aleatët janë më të rëndësishëm se kurrë. Maqedonia e Veriut nuk ka qëndruar e vetme gjatë krizës së koronavirusit”, thotë Brazhe.

Ajo rikujton se Qendra koordinuese për gjendje të jashtëzakonshme të NATO-s ofron ndihmë në kohë dhe të koordinuar për vendin ku në mënyrë efikase ka qenë e nevojshme përmes dorëzimit të materialit mjekësor dhe ndihmës financiare në lehtësimin e sistemit shëndetësor dhe të shpëtohen jetë.

“Në fund të tetorit Maqedonia e Veriut ka marrë pako ndihmë Kovid-19 nga furnizimet e reja të NATO-s, ndërsa ajo përfshinte 60 respiratorë dhe pajisje tjetër e cila ka qenë ndihmë e shpejtë në vlerë prej rreth 1.4 milionë euro. Siç ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ‘Ky është solidaritet nga NATO në aksion’”, nënvizon ndihmësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike, Baiba Brazhe.