Brahim: Në Milan jam i lumtur brenda dhe jashtë fushës

MILAN, ITALY - JANUARY 17: Brahim Diaz of AC Milan gestures during the Serie A match between AC Milan and Spezia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 17, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Brahim Diaz është i lumtur te Milani.

Ditë më parë u përfol për një rikthim të mesfushorit spanjoll drejt Real Madridit.

Por, një lëvizje e tij në ‘Santiago Bernabeu’ të paktën këtë merkato nuk do të ndodhë.

Gjatë një interviste Brahimi u shpreh i lumtur te ‘Rossonerët’ dhe tha se është i gatshëm të jap çdo gjë për ekipin e tij.

“Në Milan jam i lumtur brenda dhe jashtë fushës. Unë dua të jap gjithçka”.

Diaz është lojtar i Real Madridit, por i huazuar te Milani. Kampioni italian kanë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

Mbetet të shihet nëse arrihet marrëveshja në mes drejtuesve të klubeve për talentin spanjoll.