Brad Pitt edhe zyrtarisht në lidhje me influenceren 30 vjet më të re në moshë, Ines de Ramon

Aktori Brad Pitt dhe influencerja Ines de Ramon duket se zyrtarisht kanë nisur romancën e tyre, ndërsa kjo u zbulua pas festës së ditëlindjes së yllit të filmit “Mr and Mrs. Smith”.

Fituesi i Oskarit, 59 vjeç Brad dhe ish-i 29-vjeçar i Paul Wesley-t, të cilët u panë duke qeshur dhe përqafuar në festën e ditëlindjes së yllit të Hollivudit, thuhet se po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa lidhja e tyre po shkon duke u perfeksionuar, shkruan DailyMail.

“Brad dhe Ines janë zyrtarisht në lidhje tani, ata me të vërtetë gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalojnë një kohë të mirë në fazat e hershme të një lidhjeje të re, por ende po njihen me njëri-tjetrin”, tha një burim.

Në anën tjetër, ndarja e Brad Pitt me Angelina Jolie ka qenë e ashpër, pasi dyshja po luftojnë akoma për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sipërmarrjet e biznesit.