Prodhimi bruto vendor në tremujorin e dytë me shkallë të rritjes prej minus 12,7 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara në tremujorin e dytë të vitit 2020, rritje është shënuar në sektorët bujqësi, pylltari dhe peshkatari prej 4,5 për qind, mbrojtje dhe administratë publike; sigurim të obligueshëm social, arsim, veprimtari në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale prej 2,2 për qind dhe informacione dhe komunikime prej 0,9 për qind.
Konsumi përfundimtar i amvisërive, përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat iu shërbejnë amvisërive, në tremujorin e dytë të vitit 2020 bie në mënyrë nominale për 9,9 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit bruto vendor është 70,6 për qind.
Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe i shërbimeve është ulur për 32 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi ulje në vlerë nominale prej 30,2 për qind.
Në tremujorin e parë, para se të fillojë kriza e koronës në mars, BPV shënoi rritje prej 0,2 për qind.