Sport Boston Celtics me fitore të thellë prej 44 pikëve ndaj Spurs

Boston Celtics me fitore të thellë prej 44 pikëve ndaj Spurs

Boston Celtics ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA, teksa kanë mposhtur San Antonio Spurs.

Për Celtics ishte ndeshja e tretë radhazi që fitojnë, pasi kanë mposhtur Spurs me 44 pikë diferencë, 137:93.

Ka qenë një mbrëmje magjike për yllin e Celtics, Jaylen Brown që e mbylli ndeshjen me 41 pikë, 13 kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Malcolm Brogdon me 20 pikë, derisa Derrick White shtoi 19 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte qendra Zach Collins me 21 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Me këtë fitore Celtics vazhdojnë të mbeten në pozitën e dytë në Lindje, derisa Spurs janë në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit.