Borxhi ndaj shtetit kap shifrën 222 milionë euro, DAP nxjerr listën me mijëra debitorë

Mbi 221 milionë euro janë detyrimet e papaguara ndaj shtetit, sipas listës së fundit të publikuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Në listën e re janë përfshirë gjithsej 5.240 debitorë, prej të cilëve 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 persona fizikë.

Shuma totale e borxhit të evidentuar arrin në mbi 13,64 miliardë denarë, që korrespondon me rreth 221,8 milionë euro.

Në raport me listën paraprake, numri i debitorëve është rritur me 2 kompani dhe 38 qytetarë, ndërsa detyrimet e përgjithshme janë shtuar për rreth 7,3 milionë euro.

Pjesën kryesore të borxhit e përbëjnë tatimet dhe kontributet e papaguara. Ndërkohë, detyrimet që lidhen me doganat kanë shënuar rënie.

Lista përfshin detyrimet që kanë hyrë në afat për pagesë deri më 31 maj 2026, por që kanë mbetur të pashlyera deri më 31 gusht 2026.