Granit Xhaka është duke menduar për të ardhmen e tij te Arsenal dhe këtë këtë verë, ai mund të largohet pasi bisedimet për kontratën e re janë ndërprerë.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit shqiptar skadon në vitin 2024 dhe mbetet një opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër.
Negociatat për një kontratë të re filluan në fillim të këtij viti pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme.

Por Topçinjtë duan të sjellin të paktën edhe një mesfushor të ri në afatin kalimtar të verës dhe sipas ‘90min’, Xhaka do të konsiderojë largimin nga Londra këtë verë, pasi është tërhequr nga bisedimet për kontratën e re.
Ka disa klube të Bundesligës të interesuara për 30-vjeçarin.
Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos ishin klubet e para që shprehën dëshirë.





