Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, është shprehur se nisja e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë ka qenë një “thirrje zgjimi”, për tërë bllokun.
Sipas tij Kievi duhet ta fitojë këtë luftë, e cila ka nisur qe gati një vit, transmeton KlanKosova.tv.
“Pushtimi i Ukrainës thekson rëndësinë e një sigurie të përbashkët tonën dhe një politike të mbrojtjes”, është shprehur Borrell.
“BE ka reaguar fuqishëm dhe do të vazhdojë ta mbështes Ukrainë. Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë, për ta fituar paqen”.




