Borrell tenton sërish rrugëdalje për ngërçin e dialogut

Shefi i diplomacisë europine, Josep Borrell, ka bërë të kuptohet, se Bashkimi Europian do të tentojë serish brenda ditës së sotme të gjejë një zgjidhje për avancimin e normalizimit tê marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk ka përjashtuar një tjetër takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç jashtë godinës së Këshillit të ministrave, ku zhillohet samite i liderëve europianë:

“Puna po vazhdon. Ndoshta duhet të largohemi nga mbledhja e Këshillit e të ulemi sërish me liderët e Kosovës e Serbisë. Duhet të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje për dialogun. Nuk ka rrugëdalje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës e Serbisë kalon përmes këtij dialogu”, deklaroi Josep Borell.

Ndërkohë, burimet zyrtare të BE-së njoftojnë, se po zvhillohet një takim midis kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak./KlanMacedonia