Borrell, Kurtit e Vuçiqit: Mos bëni me gisht, por zbatojeni marrëveshjen

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, ka thënë se është e kotë çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratë dhënë të enjten para të Këshillit Evropian, Borrell tha se s’ka opsione për zgjedhje të pikave që duhet zbatuar.

“Çdo qëllim për ta vënë në pyetje këtë marrëveshje është e kotë. Është dakorduar dhe duhet të zbatohet. Nuk ka hapësirë për zgjedhje, është si e plotë duhet të zbatohet e tëra. Do të përcjellim nga afër kush po e zbaton e kush jo. Dua t’i këshillojë që të mos bëjnë me gisht te njëra-tjetra, por të bëjnë punën e tyre”, tha Borrell.