Bullgaria vazhdimisht i mbështet përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, nënvizoi kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë kohës së fjalimit të tij në panelin “Dialog për diplomacinë e Ballkanit Perëndimorë”, në kuadër të Forumit Ekonomik Botërorë në Davos.
Para pjesëmarrësve të panelit kryeministri bullgar, theksin e vendosi mbi ruajtjen e rolit të politikës së zgjerimit të BE-së si katalizator për realizimin e reformave thelbësore të vendeve të rajonit.
“Këto reforma janë të patjetërsueshme si për modernizimin e Ballkanit Perëndimorë, ashtu edhe për stabilitetin dhe prosperitetin e këtij rajoni të rëndësishëm strategjik për BE-në”, theksoi kryeministri Borisov.
Sipas tij, iniciativat e ndryshme dhe formatet e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore plotësohen me nxitjen e stabilitetit politik, ekonomik dhe social në rajon.
“Bashkëpunimi rajonal, ndër tjerash, nuk është alternativë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi, ajo duhet të kontribuojë në arritjen e qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE të vendeve të rajonit”, theksoi kryeministri bullgar.
“Bullgaria, së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari i vitit 2020 janë nikoqir të Procesit të Berlinit”, shtoi Borisov në Davos. Të dy vendet, tha ai, kanë marrë përsipër këtë angazhim të përgjegjshëm si vazhdimësi e arritjeve gjatë kohës së kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së dhe duke vendosur procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor në plan të parë të agjendës politike të BE-së.
“Prioritetet e kryesimit të përbashkët me Procesin e Berlinit janë të ndërlidhura në të gjitha aspektet e saj: transportin, energjinë, digjitalizimin si dhe lidhjen midis njerëzve, veçanërisht të rinjve, duke i përfshirë përmes arsimit”, nënvizoi kryeministri Borisov nga Davosi.