Boris Johnson: Nëse Trumpi e do Nobelin e Paqes, duhet të bëjë më shumë presion te Putini

LONDON, ENGLAND - APRIL 12: British Prime Minister Boris Johnson speaks at 10 Downing Street after being discharged from hospital in London, Britain, on April 12, 2020. Boris Johnson "has been discharged from hospital to continue his recovery at Chequers", a Downing Street spokesman said Sunday. (Pippa Fowles/No 10 Downing Street/Handout to Xinhua via Getty) (EDITORIAL USE ONLY) (Xinhua/ via Getty Images)

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka folur në “Economist Metropolitan Summit” në Selanik për një sërë çështjesh, duke filluar nga marrëdhëniet me Greqinë e deri te politika botërore.

Në lidhje me frontin ukrainas, ai vlerëson se thyerja e ngërçit “do të marrë më shumë kohë, pasi ne nuk po bëjmë mjaftueshëm për këtë”.

Ndërkaq, Johnson tha se nëse Trumpi e do Nobelin e Paqes, duhet t’i bëjë më shumë presion presidentit rus, Vladimir Putin.

“Trumpi bëri mirë që vendosi sanksione ndaj Indisë. Ne në Evropë, pse nuk i kemi përdorur 300 miliardët nga asetet ruse? Më duket e bezdisshme që evropianët ankohen vazhdimisht për Trumpin. Por e gjej gjithashtu të neveritshme që amerikanët e trajtuan Putinin sikur të ishte më superior se Zelensky. Nëse Trumpi e do Çmimin Nobel për Paqe, ai do të duhet ta rrisë presionin ndaj Putinit”, potencoi Johnson në fjalën e tij në këtë samit. /Klankosova.tv

Ndër të tjera, Johnson tha se i kishte sqaruar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, qëndrimin britanik për rikthimin e skulpturave të Parthenonit, duke theksuar se një veprim i tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm për Muzeun Britanik.

Megjithatë, ai kritikoi kryeministrin Rishi Sunak për mospranimin e Mitsotakisit në Londër.

Johnson u shpreh i vendosur se nuk është penduar asnjëherë për Brexit-in. /Klankosova.tv