Borell: Shkupi dhe Tirana presin Konferencë të parë ndërqeveritare në qershor

Përfaqësuesi I lartë I BE-së për politikë të jashtme, Zhozep Borel, në bllogun e tij të rregullt, sot foli për Ballkanin Perëndimor dhe porositi se Bashkimi Evropian duhet të reflektojë masa konkrete për rajonin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shefi I diplomacisë së BE-së paralajmëroi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor po rritet retorika nacionaliste dhe se po rritet frustrimi për shkak të mungesës së përparimit në integrimin evropian.

Borel informoi për mbrëmjen e cila u mbajt këtë javë me liderët e gjashtë vendeve të rajonit së bashku me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji dhe përsëriti se prej vitit 2018 e deri në maj të këtij viti, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë temë e debatit në rendin e ditës të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

“Dëshirova me liderët nga Ballkani Perëndimor të këmbej haptazi dhe joformalisht për propozimet e tyre për rajonin dhe të ardhmen e tij evropiane, si dhe për qasje më strategjike drejt politikës së jashtme evropiane”, shkroi Borel, duke shtuar se Ballkani Perëndimor ndodhet në udhëkryq në raport me integrimin evropian.

Ai theksoi se historia e rajonit tregon se ai mbetet I brishtë dhe informoi se Bashkimi Evropian ka shprehur frikë nga “humbja” e Ballkanit Perëndimor duke pasur parasysh procesin e ngadalshëm dhe pasojat negative nga pandemia.

Në atë kontekst, Borel e përkujton opinionin evropian se Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë pret mbajtje të Konferencës së parë ndërqeveritare në qershor, përderisa Kosova pret liberalizim të vizave, për të cilin janë përmbushur të gjitha kriteret dhe u angazhua për vazhdim të dialogut mes Beogradit e Prishtinës në qershor.