Borell pas takimit me Erdogan: Vendimet e njëanshme të Turqisë nuk shpijnë askund

Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozef Borrel tha se situata në kufirin Turqi-Greqi është e papranueshme dhe se Turqia duhet të ndalojë së inkurajuari emigrantët të shkojnë drejt kufijve të BE-së. Pas takimit me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan Borrel tha se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë Turqinë në zgjidhjen e situatës në Idlib, por se vendimet një-palëshe të Turqisë nuk shpijnë askund.

“Në takim pata mundësi të shpreh shqetësimin tonë për situatën me të cilën po përballet Turqia, por gjithashtu të theksoj se zhvillimet aktuale në kufijtë evropianë nuk po shpijnë në asnjë zgjidhje politike. Presionet e ngritura në kufijtë Turqi-BE dhe aksionet njëanshme nuk po sjellin përgjigje pozitive, nuk po sjellin përfitime për askënd, por vetëm mund të krijohen probleme dhe të përkeqësohet situata dhe çmimin e kësaj do ta paguajnë emigrantët sirianë”-tha Borrel.

Theksoi se nga situata e tensionuar në kufijtë mes Turqisë dhe shteteve të BE-së, do të pësojnë emigrantët.

“Kërkuam që të mos inkurajojë më shumë lëvizje refugjatësh drejt kufijve evropianë. Përgjigjja e tyre ishte se nuk po i inkurajojnë njerëzit të shkojnë në kufijtë evropianë, por se nuk mund t’i ndalin. Megjithatë duhet të provojmë që të heqim bindjen e njerëzve se kufiri me Evropën është i hapur. Njerëzit mund të abuzohen, të hyjnë në rrezik dhe vështirësi, pa asnjë shpërblim”-theksoi Borrel.

Borrel njoftoi poashtu se BE ndaë 1 700 milion euro ndihmë humanitare shtesë për t’i ndihmuar sirianët më të prekur.