Borel: Marrëdhëniet me Turqinë për momentin nuk janë të mira

Marrëdhëniet me Turqinë për momentin nuk janë të mira dhe do të jenë në majë të agjendës së këtij takimi, deklaroi shefi i diplomacisë evropiane Jozep Borel pas arritjes në Bruksel në takimin e Këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Agjencitë informojnë se Borel ka paralajmëruar diskutim interesant” për mënyrat për tejkalimin e kësaj situate, duke potencuar se sesioni i sotëm do të jetë i pasi pas një kohe të gjatë në të cilën pjesëmarrësit do të jenë fizikisht të pranishëm.

Borel paralajmëroi se në Këshill do të bisedohet edhe për marrëdhëniet me Amerikën Latine, në kontekst të pandemisë së koronavirusit dhe problemet me të cilat përballet kjo pjesë e botës, si dhe për Libinë, Venezuelën, Afrikën dhe rezultatet nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vendet-anëtare të BE-së, gjithashtu, pritet të flasin edhe për situatën në Hong Kong./mia