Pjesët shkretinore dhe malore të Arabisë Saudite u zbardhën me një shtresë dëbore që mbuloi disa rajone, duke i shndërruar malet e rrethuara nga shkretëtira në një vend të mrekullueshëm dimëror. Moti i ftohtë dhe shirat e rrëmbyeshëm sollën reshje dëbore në disa nga qytetet.
Kryeqyteti saudit, Riadi, u zbardh nën një shtresë dëbore, kështu që të gjitha shkollat në qytet pezulluan mësimin. Qendra Kombëtare për Meteorologji priste më shumë dëborë në pjesët veriore të rajonit të Riadit, me provincat Al-Majma dhe Al-Ghat, në veri të Riadit, gjithashtu nën mbulesë dëbore. Ka më shumë dëborë në vargmalet dhe reshjet nuk kanë arritur as në një pjesë të shkretëtirës, raporton RTS.
Hussein Al-Kahtani, zëdhënësi zyrtar i Komitetit të Komandës Kombëtare (NCM), shpjegoi se kushtet e motit që goditën veriun e rajonit të Riadit ishin rezultat i një mase ajri të ftohtë që po përparonte në zonë, e shoqëruar nga retë që sillnin shi.
Kjo kontribuoi në rënien e temperaturave nën zero gradë Celsius në disa vende, duke krijuar kushte për reshje dëbore.
Al-Kahtani vuri në dukje se qendra kishte lëshuar paralajmërime të hershme në lidhje me kushtet e motit, duke shtuar se ekipet e specializuara po vazhdonin të monitoronin situatën. Pritet ngricë edhe më e fortë, gjë që është e pazakontë për disa zona të rajoneve veriore dhe qendrore të Mbretërisë.
Disa nga banorët e Arabisë u gëzuan për reshjet e borës.
Erërat mbi Detin e Kuq do të jenë nga veriperëndimi në verilindje dhe do të fryjnë me shpejtësi nga 25 deri në 50 kilometra në orë.
Në Gjirin Arabik, erërat do të jenë nga veriperëndimi në perëndim, me një shpejtësi prej 25 deri në 60 kilometra në orë.
Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile bëri thirrje për kujdes dhe respektim të udhëzimeve për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Banorëve u është këshilluar të shmangin vizitat në lugina gjatë kësaj periudhe kohore. Borë ra edhe në Katar.
© SYRI.net




