Bora Zemani vazhdon të kryqëzohet nga ndjekësit në komente pasi u shfaq krah Donaldit

Bora dhe Donaldi vazhdojnë të jenë ndër personazhet më të komentuara.

Ata u rikthyen sërish fuqishëm në mediat rozë, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi ata u shfaqë krah njëri tjetrit në mbrëmjen e së hënës në after party-n e organizuar nga Valdrin Sahiti pas sfilatës më të madhe të modës në Prishtinë.

Kaq ka mjaftuar që në media të flitet për një ribashkim të mundshme në mes tyre.

Pas kësaj fansat kanë “bombarduar” profilin e moderatorës, Bora Zemani me komente negative, që shumë prej tyre kanë përmendur edhe Beatrix Ramosaj.

Ata kanë vazhduar që të komentojnë në fotografinë e fundit të postuar nga moderatorja, ku shumë nga ta e kanë sharë./Lajmi.net/