Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të bëhen prindër së shpejti!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, çifti shumë i përfolur në shtypin rozë raportohet se janë në një pritje të ëmbël. 

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një video përmbledhëse të episodit të ardhshëm të “Cherry on Top”, të cilin e moderon vetë moderatorja Zemani.

Ishte vetë Bora e cila në mënyrë indirekte ndau lajmin në këtë promo duke vendosur dy duart në barkun e saj për të konfirmuar shtatzëninë.

 

“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, thotë moderatorja në klipin e emisionit.

Në një moment tjetër, Donaldi i afrohet dhe më pas i puth dorën.

Emisioni “Cherry on Top” sapo ka nisur dhe moderohet nga vetë Bora Zemani, dhe ekskluziviteti dhe detajet shpalosen zyrtarisht të premten.