Bomgartner: Lufta në Ukrainë, shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Ambasadori francez në RMV, Siril Bomgartner deklaroi sot se Bashkimi Evropian dhe vendi i tij që për momentin kryeson me BE-në janë angazhuar me të vetmin qëllim që të ndërprenë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Qëllimi është ndërprerja e konfliktit. Kemi agresor dhe agresori është identifikuar. Hapi i parë është që të dobësohet agresori. Pas fillimit të ngjarjeve, kemi 3 seri të sanksioneve. Të mbështetet viktima e agresionit. Në këtë drejtim për herë të parë BE-ja vendosi të ndihmoj në blerjen e armëve për popullin hero të Ukrainës. Qëllimi i tretë është shpëtimi i Evropës. Franca ka vendosur forca ushtarake në Rumani. Qëllimi i fundit është mobilizimi i gjithë sistemit multilateral”, tha Bomgartner .

Sipas tij ajo është e rëndësishme dhe historike miratimi i rezolutës në OKB, me të cilën dënohet agresioni rus në Ukrainë.

“Gjendja është e vështirë, nuk bëhet fjalë për ndonjë lojë ose aktrim, por do të them se gjendemi në fillim të krizës, dhe është shumë i rëndësishëm i reagimit të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Bomgartner.