Skandal në një bankë në Maqedoni: I punësuari për 13 herë përvetësoi miliona denarë dhe 63 mijë euro nga klientët
Departamenti per Pune te Brendshme (DPB) Gjevgjeli, ka ngritur kallëzim penal ndaj K.K. (52) nga Gjevgjelia, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”. Në periudhën nga 7 nëntori 2025 deri më 3 mars 2026, i denoncuari, si bashkëpunëtor profesional në një ekspoziturë bankare në Gjevgjeli, në 13 raste ka përvetësuar 4.920.000 denarë dhe 63.350 euro, të cilat i ishin besuar gjatë ushtrimit të detyrës.
Ai, pa urdhër nga klientët, ka hyrë në llogaritë e pagesave në denarë të dy klientëve dhe ka kryer veprimet, duke i shkaktuar bankës dëm material.





