Bomba nga Brukseli: Hungaria ia ka shitur sekretet e BE-së Rusisë?

Raportime të shumta, përfshirë nga Le Monde dhe Euronews, thonë se ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, u ka dhënë rregullisht informacione zyrtarëve rusë, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, për çështje që diskutohen në mbledhjet e BE-së.

Këto raporte janë cilësuar nga zyrtarë të BE‑së si “shumë shqetësuese” dhe është kërkuar sqarim nga Hungaria.