‘Boll Ma’, estrada i bashkohet protestës së Gastronomëve dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale me moton “Boll Ma”, ata bëjnë thirrje që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet të mërkurën (15 dhjetor) në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë.

Thirrjes së tyre iu bashkuan një pjesë e madhe e estradës shqiptare, të cilët po ashtu kërkojnë të rikthehen në normalitet, me mbrëmje e koncerte.

Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Don Xhoni, Robert Berisha dhe Mozzik – janë disa nga yjet që e kanë përkrahur këtë protestë të gastronomëve.

Protesta nis të mërkurën nga ora 13:00./Lajmi.net/