Boki 13: “Aleancën Ndërkombëtare” e kanë mbështetur shumë politikan të pushtetit

“Projektin për shtëpi për persona të moshuar e kanë mbështetur dhe kanë nënshkruar marrëveshje shumë politikan të pushtetit”. Kështu tha Bojan Jovanovski, në fjalët hyrëse të tij, të cilat gjykatësja e rikujtoi që të mos zgjasin më shumë se 30 minuta.

“Aleanca Ndërkombëtare është organizatë joqeveritare dhe jo organizatë humanitare nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian. Të akuzuarit e tjerë janë të akuzuar përshkak meje”.

Jovanovski zbuloi emra nga pushteti të cilët e kanë mbështetur projektin për ndërtimin e Qendra Evropianë për persona të moshuar. Ai pretendon se projekti ishte i qëndrueshëm të cilin e kanë njohur edhe biznesmen të cilët me vetëdëshirë kanë dashur të marrin pjesë në këtë ndërtim. Ndërkaq, shtoi se ndjehet krenar që nuk ka marrë asnjë denarë nga buxheti i shtetit. Më tej Boki 13, pranoi se ka qenë simpatizant i LSDM-së dhe Revolucionit të larmë.

“Biseda ime me ‘Pelister’ nuk ra nga qielli por ishte përmes ndermjetësuesëve, ndërsa ndërmjetësuesit e vërtetë do të zbulohen gjatë kallëzimeve penale. Milla Carovskën e solli tek une Liljana Todorovski e cila është autore e projektit. Kisha pranim dhe mbështetje nga Zoran Zaev edhe nga Oliver Spaskovski”.

Reagim nga Jovanovski pati edhe për mungesën e prokurores së lëndës Villma Ruskovska.

“Përse nuk ka ardhur Villma Ruskovka. Do të thoni se e ka dërguar prokuroren tjetër e cila ka autorizim, por kjo është njëjtë sikur un ta dërgoj shokun tim të dhomës së burgut dhe të më përfaqësoj këtu”.

Rreth asaj që i referohej prokurorja gjatë fjalëve të saj hyrëse se nga ekspertiza e telefonit të Bokit 13,ka fotografi dhe lokacion se paratë kanë përfunduar tek ai, Boki këmbngul se telefonit nuk i është bërë ekspertizë dhe në të ka vetëm fotografi të qenit të tij dhe selfie të tija.

Ai poashtu tha se Aleanca Ndërkombëtare ka qenë Ministri e Punës dhe Politikës Sociale dhe u kanë ndihmuar adhoc mijëra njerëzve që kanë kërkuar ndihmë në ditë./SHENJA