BM pranon fillimin e negociatave për tregtinë me BE-në

Kabineti i kryeministrit britanik Boris Johnson ra dakord për fillimin e negociatave për tregtinë me BE-në pas Brexit.

Sipas kabinetit, qasja britanike do të rivendosë pavarësinë ekonomike dhe politike dhe do të bazohet në marrëveshjet ekzistuese të tregtisë së lirë midis Bashkimit Europian dhe kombeve sovrane me të njëjtat parime.

Britania e Madhe do të largohet nga tregu dhe bashkimi doganor i BE-së dhe do të marrë kontrollin e ligjeve dhe tregtisë së vendit.

“Objektivi parësor i Britanisë së Madhe në negociata, është sigurimi i rivendosjes së pavarësisë sonë ekonomike dhe politike më 1 janar 2021”, deklaroi kabineti.

Qeveria pritet të publikojë të enjten detaje të mëtejshme të planit.