BM, e ardhmja politike e Johnson e pasigurt në rast të një humbjeje

Kryeministri britanik Boris Johnson i është shmangur pyetjes nëse ai do të jepte dorëheqjen në rast se konservatorët e tij nuk do të arrinin të merrnin shumicën e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I pyetur tre herë nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen në rast të një humbjeje, ai nuk arriti të jepte një përgjigje të qartë.

Johnson dëshiron të marrë më shumë mbështetje për marrëveshjen e tij për të lënë Bashkimin Europian në mënyrë që të rinegocioi me Brukselin. Ai aktualisht po udhëheq një qeveri minoritare.

Kryeministri britanik përsëriti se ai dëshironte të zbatonte Brexitin, çfarëdo që të ndodhte, duke premtuar se do ta nxirrte Britaninë e Madhe nga BE-ja deri më 31 janar dhe rikonfirmoi premtimin e tij ndaj vo