Blinkeni uron kosovarët, përmend njohjen reciproke me Serbinë

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken, në emër të ShBA-së uron kosovarët për 15 vjetorin e pavarësisë.

Me anë të një deklaratë për shtyp, ai thotë se përparimi i Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të pavarësisë është i jashtëzakonshëm për hapat e saj të mëdhenj në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme, multietnike dhe gjithëpërfshirëse.

Sekretari Blinken po ashtu shprehet mirënjohës për pritjen, siç tha, bujare të Kosovës që i bëri afganëve të zhvendosur, përgjigjen e prerë ndaj luftës në Ukrainë dhe për ndihmën ndaj gazetarëve dhe të tjerëve që kërkuan strehim në vendin tonë.

Në fund të urimit të tij, amerikani deklaron se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me në qendër njohjen eventuale reciproke, mbetet thelbësor për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik

Urime sërish të gjithë popullit të Kosovës – mikut, partnerit dhe aleatit tonë – në këtë ditë të rëndësishme. Ju uroj një vit të qetë dhe të begatë në vazhdim“, shkroi mes tjerash Blinken në kumtesën për media.

Lexojeni të plotë urimin e Blinkenit KËTU