Blinken thotë se Hamasi ka rekomanduar ndryshime të shumta për propozimin e armëpushimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur se Hamasi ka rekomanduar ndryshime të shumta në propozimin që, siç ka thënë ai, ishte në tryezë për një armëpushim të përhershëm dhe për lirimin e pengjeve.

Ai është shprehur se disa nga propozimet për ndryshime janë të zbatueshme, por disa të tjera jo, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Disa nga ndryshimet janë të zbatueshme. Disa nuk janë. Ne i diskutuam ato ndryshime mbrëmë me kolegët egjiptianë dhe sot me kryeministrin”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Doha.