Blinken thirrje Rusisë: Lironi menjëherë gazetarin amerikan, arrestim i papranueshëm

epa09807605 US State Secretary Antony Blinken attends a press conference in Riga, Latvia, 07 March 2022. Blinken is on an official visit to Lithuania, Latvia and Estonia to discuss Russia's invasion of Ukraine, the security situation in Europe and the reinforcement of NATO's defense capabilities in the Baltic States, including US military presence in the region. EPA-EFE/TOMS KALNINS

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken iu ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë gaztarin e arrestuar për spiunazh, Evan Gershkovich.

“Sekretari Blinken përcolli shqetësimin e madh të Shteteve të Bashkuara për ndalimin e papranueshëm nga Rusia të një gazetari qytetar amerikan,” tha përmes një deklarate Departamenti i Shtetit.”Blinken bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm,” shtohet në deklaratë.

Blinken i kërkoi gjithashtu Kremlinit të lirojë menjëherë Whelan, një ish-marinist për të cilin SHBA thotë se është arrestuar gabimisht.

Gershkovich, një reporter i Wall Street Journal me bazë në Rusi, u arrestua javën e kaluar me akuzën e spiunazhit. Kjo ishte hera e parë që një gazetar amerikan është arrestuar me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

Whelan po vuan një dënim me 16 vjet burg për të njëjtat akuza, të cilat ai i mohon me forcë.

Whelan është caktuar si i arrestuar gabimisht nga Departamenti i Shtetit dhe Gershkovich pritet të marrë të njëjtin emërim, megjithëse nuk e ka marrë ende të dielën në mëngjes.

Thirrja e së dielës ishte një nga ato pak herë që diplomati më i lartë amerikan ka folur me homologun e tij rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe të gjitha ato biseda kanë pasur në fokus shtetasit e arrestuar amerikanë.