Sekretari Shtetëror i SHBA-së Entoni Blinken sot dërgoj ngushëllime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë për shkak të humbjes së jetëve të shumë qytetarëve në aksidentin e autobusit në afërsi të Sofjes dhe zjarrit në shtëpinë për personat e moshuar në Bullgari.
“Departamenti Amerikan i Shtetit dhe populli amerikan shpreh ngushëllime të thella për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për shkak të humbjes tragjike të jetëve në aksidentin e sotshëm të autobusëve dhe zjarrin e djeshëm në shtëpinë për personat e moshuar. Zemrat tona janë të pikëlluar, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, shkroi Blinken në Tuiter.
Autobusi me targa vendore, u kthye nga Stambolli këtë mëngjes në ora dy të mesnatës ku u dogj në autostradën Sofje-Blagoevgrad pranë fshatit Boshnek. Në aksident vdiqën 46 pasagjerë, në mes të tyre 12 fëmijë, ndërsa shtatë janë të lënduar.