Blinken: Kosova e Serbia t’i ulin tensionet – Bideni e ka shumë për zemër Ballkanin

WILMINGTON, DE November 24, 2020: Antony Blinken on stage during President- elect Joe Biden introduction of his cabinet member nominees at the Queen in Wilmington, DE on November 24, 2020. The President- elect along with Vice President- elect Kamala D. Harris introduced Antony Blinken for Secretary of State, Alejandro Mayorkas for Secretary of Homeland Security, Avril Haines for Director of National Intelligence, Linda Thomas-Greenfield for U.S. Ambassador to the United Nations, Jake Sullivan as National Security Adviser, and John Kerry as Special Presidential Envoy for Climate. (Photo by Demetrius Freeman/The Washington Post via Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Ballkani Perëndimor është çështje e cila zë vend të veçantë në zemrat e administratës Biden.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm austriak në Vjenë, Alexander Schallenberg, numri dy i shtetit amerikan tha se ShBA-ja dëshiron që Kosova dhe Serbia t’i stabilizojnë raportet mes vete, raporton Klankosova.tv.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Blinekn tha se me Austrinë janë duke bashkëpunuar në çështje të rëndësishme, në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor “është diçka që e kemi shumë afër zemrave tona, dhe në veçanti (e ka) presidenti Biden, sepse për presidentin dhe për mua, kur unë fillova (punën) në të ’90-tat, fokus i madh i botës ishte në Ballkan, në Bosnje e në Kosovë, dhe një gjë që nuk na duhet, që Evropës nuk i duhet, dhe veçanërisht njerëzve të Ballkanit Perëndimor nuk u duhet, është kthimi prapa, ku ne e gjejmë veten në të ’90-tat, dhe duke iu falënderuar politikës së Austrisë, po shkojmë me vendosmëri në drejtim tjetër, në drejtim pozitiv, në të cilin Ballkani po integrohet vërtetë me Evropën”.

Sekretari amerikan i Shtetit tha po ashtu se me Austrinë, ShBA-ja po punon bashkë “për të mbështetur përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Atje, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha përkushtimet që janë në dialog”, theksoi Antony Blinken në një konferencë për media nga Vjena. /Klankosova.tv