Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar se trupat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë, ka njoftuar sekretari amerikan i shtetit.
Rajon-Botë Blinken: Forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar se trupat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë, ka njoftuar sekretari amerikan i shtetit.
Kryediplomati amerikan shtoi se SHBA do të ndajë informacionin e saj me aleatët, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare të ngarkuara me hetimin e pretendimeve për krime lufte.
“Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të gjurmojë raportimet rreth krimeve të luftës dhe do të ndajë informacionet me aleatët, partnerët, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare”, pohoi Blinken.
Theksojmë se ky njoftim vjen përpara një takimi midis liderëve të NATO-s për agresionin në Ukrainë, i cili do të mbahet nesër.
Ndryshe, Biden kishte deklaruar më parë se presidenti rus, Vladimir Putin është kriminel lufte.
