Bleros i pëlqen ‘rregulli’ i DiCaprios që të takohet me femra më të reja se 25 vjeçe: As një ditë më të vjetra

Në media ka qarkulluar lajmi për të dashurën e re të aktorit të njohur, Leonardo DiCaprio.

E dashura e tij e re, është modelja 23-vjeçare, Camila Morrone, transmeton lajmi.net.

DiCaprio shpesh komentohet për të dashurat e tij, saktësisht për moshën që ato kanë, e që variojnë nga 23-25 vjeçare.

Por, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, këngëtari kosovar, Blero ka thënë se po i pëlqen rregulla e aktorit të njohur që e dashura e tij të jetë 23 deri në 25 vjeçe.

“Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardi DiCaprio’s, 23-25 as ni ditë ma të vjetër”, ka shkruar Blero në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’./Lajmi.net/