Blero vazhdon të insistoj se faji i dështimit të bashkëpunimit me Getinjon, është Labi

Labi në një intervistë gjatë së dielës kishte rrëfyer një rast që s’e kemi ditur më parë.

Këngëtari tregoi se vite më parë në kohën kur Getinjo nuk kishte famën e sodit kishte dështuar një bashkëpunim mes tyre dhe Bleros duke aluduar se ky i fundit nuk dëshironte që Getinjo të jetë pjesë e projektit.

Por Blero pas deklaratës së djeshme po vazhdon të insistoj se gjërat nuk qëndrojnë ashtu siç ka thënë Labi.

Ai thotë se gjërat qëndrojnë ndryshe në thelb, dhe nëse ndonjëherë do takohen me Getinjon do ia tregoj të vërtetën, për më shumë shiko postimin e më poshtëm.