Blero: Varje në mes të qytetit për personat e përfshirë në dhunimin e 11 vjeçares

Pesë persona kanë dhunuar seksualisht një të mitur 11 vjeçare në Prishtinë.

Lidhur me rastin ka pasur reagime të shumta nga personalitete të ndryshme publike, shkruan lajmi.net.

Në mesin e fytyrave publike që reaguan është edhe artisti Blero.

Përmes një postimi në Instagram, Blero u shpreh i shqetësuar dhe theksoi se ata persona meritojnë varjen në mes të qytetit.

\

“Burgu për këta persona nuk është asgjë, këta ish dasht varje në mes të qendrës në Prishtinë”, shkroi ai ndër tjerash.