Blero uron tifozët e Liverpoolit për titullin e parë pas 30 vitesh

Blero si një dashamir i sportit të futbollit ka uruar fansat e Liverpoolit për trofeun e tyre të parë pas tri dekadave pritje.

Këngëtari ka publikuar një foto të ‘The Reds’, ku sipër saj ka shkruar “Urime Liverpool, urime gjithë tifozëve të Liverpoolit”.

Liverpool u shpall dje kampion pas humbjes së Manchester Cityt ndaj ekipit të Chelseat në Stamford Bridge.