Për herë të parë në televizionin shqiptar, Blero ndau rrëfime ekskluzive tek ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi. Jeta e tij personale ka qenë gjithmonë shumë e diskutuar online, shpesh edhe me komente të ndryshme. Mjaftoi një foto e vajzës së tij në program që ai të emocionohej por edhe të tregonte gjithçka për rritjen e saj, ish partneren dhe divorcin.
Po si ndihet ai kur vajzën e tij duhet ta përfshijë në historitë e dashurisë?
“Tarën e kam njohur me 2 nga shoqet e mia të cilat kanë patur një raport të jashtëzakonshëm me Tarën. Kam qënë i kujdesshëm deri në momentin që i kam njohur me Tarën. Shoqja ime e fundit kur takoi Tarën ishte e përgatitur pasi unë ja kam bërë të ditur që nëse ma do çikën, më do dhe mua nëse s’ma do çikën nuk më duhesh mua”.